Molliqaj: Tash e tutje Ministria e Bujqësisë nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe

02 shkurt 2019 | 10:46

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se falë kësaj partie, Nenad Rikalo sot u shkarkua nga posti i ministrit të Bujqësisë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë.

Sipas tij, tash e tutje kjo ministri nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe. 

Postimi i plotë i tij:

Kushti 1: Shkarkohet Rikalo 

Për shkarkimin e ministrit Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht këtyre, ai vazhdoi ta mbante postin e ministrit.

Falë Partisë Socialdemokrate, Rikalo sot u shkarkua dhe njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë, sepse tash e tutje, kjo ministri nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe. 

Ata që dikur ishin për shkarkimin e Rikalos, sot nga xhelozia e suksesit të partisë sonë, çuditërisht kanë ndërruar qëndrim dhe po mundohen që këtë shkarkim ta zbehin dhe ta paraqesin si të parëndësishëm. Por dallimi është se ata vajtojnë, ndërsa ne arrijmë rezultate konkrete.

Sidoqoftë, fuqia e Partisë Socialdemokrate po shihet dita ditës. Ministria e Bujqësisë duhet të rifunksionalizohet dhe të hetohen të gjitha keqpërdorimet milionëshe. Nuk do të ketë vend në institucionet e Kosovës për njërëzit e dyshuar për krime ndaj shqiptarëve dhe keqpërdorime milionëshe të buxhetit tonë. Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar…