Molliqaj: Të jesh kundër Kurtit dhe kundër Asociacionit, je për t’mirën e Kosovës

13 qershor 2023 | 23:00

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve për sanksione ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Molliqaj ka shkruar shkurt, duke thënë se qëndrimi kundër Kurtit dhe kundër Asociacionit, është qëndrim për të mirën e Kosovës.

“Të jesh kundër Kurtit, por pro Asociacionit, i bën dëm Kosovës. Të jesh pro Kurtit e kundër Asociacionit, prapë i bën dëm Kosovës. Veç t’jesh kundër dyjave, je për t’mirën e Kosovës!”, ka shkruar Molliqaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të…