Molliqaj: Të vazhdohen punimet në rrugën Deçan-Plavë
27 maj 2018
| 17:02
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se rruga Deçan-Plavë është rrugë me interes nacional për shkak se e zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe e lidhë Kosovën me Malin e Zi.
“Fatkeqësisht, punimet në këtë rrugë sot janë ndërprerë nga Manastiri i Deçanit i cili vazhdimisht zbaton urdhrat e Beogradit duke e pamundësuar kështu zhvillimin e këtij qyteti, i cili është ndër qytetet më të varfra në Kosovë. Bllokimi i punimeve në këtë rrugë është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i vazhdojë punimet pavarësisht pengesave të politikave fashiste të Serbisë”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/