Molliqaj tha se Kurti synon të bëhet kryeministër pa zgjedhje, Nagavci e mohon
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha në emisionin Pressing se Albin Kurti do të kthehet si kryeministër i një qeverie të unitet pasi që Gjykata Speciale do ta rrëzojë qeverinë Hoti për votën e deputetit Etem Arifi.
“E keni parë që kanë folur për një qeveri të re pa zgjedhje, qeveri edhe të unitetit, bashkimit, mbrojtjes së UÇK-së që nuk janë përmend më zgjedhjet. Prej kur është vendos që qeveria do të shpallet si jo e ligjshme për shkak se vota e deputetit në fjalë ka qenë votë joligjore, në kuptimin jo kushtetues sepse ka pasur vendim të formës së prerë të gjykatës të veprave penale”, tha Molliqaj në Pressing.
Sipas tij, në këtë mënyrë Albin Kurti do të rikthehet në postin e kryeministrit.
Ndërkohë Nagavci ka thënë se Molliqaj nuk bën të besohet pasi ai flet gjithmonë kundër LV-së pa marrë parasysh situatës.
“E japim nënshkrimin vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve”, tha ajo te DPTE te Fidani në T7.