Molliqaj thotë se Kurti do luftë
22 shtator 2023
| 08:31
Kryetari i Partisë Sociale Demokratike, Dardan Molliqaj, për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se ai dëshiron luftë.
Ai ka shprehur mendimin se për Kurtin lufta do të ishte gjëja më e mirë që ai do të donte. Po ashtu, ai ka thënë se kryeministri i vendit ka huqje ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.
“Kurti dëshiron luftë. Ajo kish me qenë seni ma i mirë për Kurtin. Edhe krejt investimin qe e ka bo Kurti ia kanë nënkuptu ndërkombëtaret. Besoj e keni pa”, ka thënë Molliqaj.