Molliqaj thotë se po organizon një takim me të gjithë liderët opozitarë

08 shkurt 2022 | 21:18

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se nga nesër do t’i ftojë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlametare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.

“Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit”, ka shkruarM olliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij rendi i ditës do të jetë: Diskutimi i formave të kundërshtimit të vendimit të ZRrE për rritjen e çmimit.

“Të shqetësuar me vendimin e ZRrE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi. Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milionë euro dhe poashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin”.

“Vendi i takimit: Hotel Grand, ora: 13:00. Dita: 11 shkurt 2022. Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar…