Molliqaj tregon dallimet e PSD-së me LV-në

16 maj 2018 | 23:52

Sipas Dardan Molliqajt, tash deputet i Partisë Socialdemokrate, dikur pjesë e Vetëvendosjes, ka disa dallime mes këtyre dy partive.

Ai ka thënë se janë tri dallime të mëdha në mes të Vetëvendosjes dhe grupit të larguar nga kjo parti, e që së fundmi doli në PSD.

Sipas tij, dallimi i parë ishte socialdemokracia, i dyti ishte qasja dhe metoda në politikë si dhe parimi si shihet zhvillimi i Kosovës.

Molliqaj ka thënë se në Partinë Socialdemokrate ka më shumë mendime sa i përket çështjes së bashkimit me Shqipërinë dhe kjo parti ka kërkuar ndryshimin e nenit të Kushtetutës për të drejtën e referendumit dhe për të drejtën e vetëvendosjes së qytetarëve. Ai ka deklaruar se PSD nuk dëshiron përplasje mes kombeve, por dëshiron që “shteti të jetë i qytetarëve e të mos ketë organizime në baza etnike ose historike”.

“Në partinë që jemi ka njerëz që mendojnë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i drejtë, i nevojshëm e që sjell zhvillim si dhe ka njerëz që thonë se bashkimi nuk është i nevojshëm, nuk është i domosdoshëm. Unë jam në të parin, sepse besoj që kjo çështje është e rëndësishme për shkak të disa dimensioneve. E përbashkëta jonë është shteti qytetar, socialdemokracia, e drejta e shtetit për referundim dhe vetëvendosje”, ka thënë Molliqaj në “Interaktiv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në…