Molliqaj tregon pse e refuzoi ofertën e AAK-së për të qenë pjesë e qeverisë së re

29 prill 2020 | 22:04

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se AAK-ja ka dërguar ndërmjetës në zyrat e tyre për të kërkuar përfshirjen në qeverinë e re që pritet të formohet.

AAK-ja kishte qenë në koalicion parazgjedhor me PSD-në, por kjo e fundit nuk fitoi asnjë mandat. Molliqaj thotë se e ka refuzuar ofertën e AAK-së.

“AAK-ja ka dërguar ndërmjetësues dhe ka kërkuar përfshirje të PSD-së”, thotë Molliqaj.

“Unë e kam refuzuar. Kjo për shkak të drejtimit në të cilin po shkon krijimi i qeverisë”, ka thënë ai.

Tutje Molliqaj thotë se shmangja e Kuvendit nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i ngjason veprimeve të një autokrati.

“Nuk mund të anashkalohet asnjëherë kushtetuta. Njerëzit e donë Kurtin është e vërtetë, andaj edhe i mbyllin sytë. Kurti po anashkalon Kuvendin dhe po bën shkelje kushtetuese”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte janë regjistruar edhe tre persona të prekur me Covid-19…