Molliqaj tregon se a është biseduar për protestën e LV-së në organet e PSD-së

22 shtator 2018 | 16:24

Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, njëri prej zyrtarëve më aktiv në organizimin e protestave të Vetëvendosjes në të kaluarën, ka thënë në një intervistë për “kallxo.com” se PSD nuk e ka diskutuar fare brenda organeve të saj protestën e së shtunës që është thirrur nga LV.

“Nuk e kemi diskutu fare mosftesën për protestë. Nëse po flisni për diskutime formale brenda organeve, nuk ka qenë temë, ndërsa nëse pyesni nëse kam folur unë me ndonjë deputet tjetër, besoj që po”, ka deklaruar Molliqaj.

Ndërsa sa i përket protesës, Molliqaj ka thënë se e sheh si aktivitet normal të një subjekti politik.

Ai thotë se as nuk kanë pasur ftesë nga Vetëvendosje, ndërsa thotë se nuk kanë as bashkërendim të çështjeve.

“Për me marrë pjesë në partitë e aktiviteteve të njëra tjetrës, ato gjithnjë shkojnë përmes bashkëpunimit, ftesave edhe bashkërendimit të çështjeve mes vete që me marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti, qoftë edhe protestë. Ne as s’kemi pasur ftesë e bashkërendim të çështjeve”, ka shtuar tutje Molliqaj.

Kujtojmë, se Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë për të shtunën e ardhshme, më 29 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës në kuadër…