Molliqaj: Ura e Ibrit është kufiri i Kurtit

29 gusht 2024 | 20:41

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se Ura e Ibrit është kufiri i kryeministrit Albin Kurti.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se ‘prej kur prej kur presioni diplomatik përfundoi e filloi ai konkret e fizik, nuk kemi turizëm urash’.

“Shkrirja nacionaliste megjithatë ndodhi, mbështetja po rritet. Por cili është realiteti i pamanipuluar në këtë rast.

Ura është kufiri i Kurtit. Ura e Ibrit është kufiri i rezistencës së tij. Për pasojë edhe është dështimi i një politike, është kufiri i saj.

Vizitat e niveleve të larta politike dhe të sigurisë tregojnë vetëm një gjë: veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë. Për ne, ky problem zgjidhet një herë e mirë përmes ripërcaktimit të kufijve”, shkroi Molliqaj.

Sipas tij, Kosova është tërhequr dhe njëkohësisht thotë se ka shkatërruar çdo marrëdhënie miqësie.

“Strategjia e Qeverisë ka qenë tjetër, ajo na thoshte se problemi i veriut janë bandat në veri dhe korrupsioni në Prishtinë. Bandat kinse ikën, edhe pushteti në Prishtinë u ndërrua. Pse tërheqje tash? Kush u kërcënua? Cila ishte pasoja eventuale?

Çfarë ndalon ura krysore mbi Iber? Qarkullimin? Jo, njerëzit mund të kalojnë në këmbë. Kalojnë edhe me vetura pak metra më andej. Ura e Ibrit është simbolika politike e trajtimit special të veriut. Trajtim që nesër mund të marrë formë Asociacioni. Sikur ura, as Asociacioni nuk është i menduar si kufi fizik.

Trashje autonomisë në dokumente, rritje e votës, izolim ndërkombëtar. Kështu përmblidhen veprimet e Qeverisë në veri.

Por, pasojat tashmë janë të mëdha. Kosova është tërhequr dhe njëkohësisht ka shkatërruar çdo marrëdhënie miqësie”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…