Molliqaj viziton OVL-UÇK-në: Qeveria Kurti ka qenë më e rrezikshmja për veteranët e luftës

28 janar 2025 | 15:09

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është i domosdoshëm.

Molliqaj ka shkruar në “Facebook” se qeverisja e tanishme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së.

“Bashkë me aktivistë të PSD-së vizituam OVL-në për t’i përgëzuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për të uruar punën e kryesisë së re dhe kryetarin e zgjedhur nga ky proces, z. Hysni Gucati. Bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është i domosdoshëm. Qeverisja e tanishme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së. Mbi të gjitha, kundërshtimi i Gjykatës Speciale po bëhet çdo herë e më jetik”, ka shkruar Molliqaj, duke shtuar se kjo kategori e njerëzve nuk mund të hedhet si mbetje e historisë.

“Veteranët e UÇK-së nuk guxojmë t’i lejojmë që të shndërrohen në variable kalkuluese me kosto e fitim. As s’mund t’i hedhim tutje si mbetje e historisë. Njëjtë si roli i tyre në luftën çliruese, që është i paprekshëm e i patjetërsueshëm, po njëjtë është roli i tyre edhe sot. Është përgjegjësi e secilit prej nesh që këtë rol historik e bashkëkohor ta ruajmë me çdo kusht”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i ShBA-së, William Walker, ka vizituar shtëpinë që i…