Molliqaj viziton OVLUÇK-në: Specialja është e motivuar politikisht për ta dënuar luftën e UÇK-së
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, së bashku me një delegacion nga kjo parti kanë vizituar drejtuesit e OVLUÇK-së.
Molliqaj përmes llogarisë se vet në “Facebook”, ka thënë se Gjykata Speciale është e motivuar politikisht për të dënuar luftën e UÇK-së.
Më tutje, Molliqaj ka thënë se Specialja po shkel të drejtat themeltare dhe liritë e njeriut.
“Sot, së bashku me një delegacion të PSD-së, vizituam drejtuesit e OVLUÇK-së. Gjykata Speciale është e motivuar politikisht për të dënuar luftën çliruese të UÇK-së. Ajo po shkel të drejtat themeltare dhe liritë e njeriut e po shmang t’i jep qasje të barabartë të gjitha palëve në dokumentacione, pra barazi mes palëve, për të arritur qëllimin e saj përfundimtar. Me një proces të tillë politik, të padrejtë e keqtrajtues, që në verdiktin e saj të parë vendosi të disiplinojë Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn të frikësoj të tjerët, nuk mund të ketë drejtësi. Gjykata Speciale duhet të mbahet përgjegjëse për këtë”, ka shkruar Molliqaj.