Molliqaj: Zgjedhje, referendum ose protesta në rrugë kundër asociacionit

27 shkurt 2023 | 17:22

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për protesta kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Molliqajt, marrëveshja e Brukselit pritet të jetë pa njohje dhe me Asociacionin në qendër.

“Askush nuk ka mandat për asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë asociacionin. Nëse ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër qeverisë sepse kundër asociacionit”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

THIRRJE

Protesta kundër Qeverisë sepse kundër asociacionit.

Aktivistë e qytetarë,

Ju që mbushët sheshet me protesta dhe bllokuat asociacionin;

Ju që organizuat mijëra tubime kundër asociacionit;

Ju që shkelët me këmbë çdo pëllëmbë të Kosovës për t’i mbledhur 200 mijë nënshkrime;

Ju 200 mijë qytetarë që me vetëdije e vullnet firmosët kundër ndarjes etnike;

Ju që denjuat burgun dhe sollët protestën brenda Kuvendit;

E di që shumë prej jush keni besuar vërtet që Kurti nuk e bën asociacionin; shumë keni vlerësuar që kritika jonë është subjektive dhe lidhet me “hesapet” tona; tashmë s’ka vlerësime as analiza; ora kritike po vjen, marrëveshja që na pret në Bruksel është pa njohje dhe me asociacion në qendër; aty është orari dhe mënyra e zbatimit.

Askush nuk ka mandat për asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë asociacionin. Nëse ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër qeverisë sepse kundër asociacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me organizim të Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart /Albanisches Kulturzentrum Stuttgart,…