Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të PSD-së u caktohet masa e ndalimit për 48 orë

29 nëntor 2023 | 20:57

Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së të arrestuar gjatë ditës nga Policia e Kosovës, janë ndaluar për 48 orë.

Ata ishin arrestuar pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.

PSD-ja e ka gjujtaur vendim politik, masën e ndalimit 48-orësh për kryetarin dhe aktivistët e saj.

”PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur. Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Gjashtë anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) u arrestuan të mërkurën pasi protestuan kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bombola tymuese që krijuan tym të madh të zi pranë hotelit “Sirus” në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Rusi ka dënuar një burrë me 10…