Moment dramatik në Lipjan, vetura godet dy qytetar, polici u detyrua të përdori armën

19 shkurt 2024 | 18:27

Dy persona janë lënduar pasditen e së hënës pas goditjes nga një veturë në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar.

Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore”, tha Ahmeti.

Në këtë rast është shtënë edhe me armë zjarri nga njëri prej zyrtarëve policor.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka për Paparacin ka konfirmuar që ka pasur përdorim të armës zyrtare.

Ai ka thënë se arma është përdorur për të parandaluar lëndimin trupor në një incident në mes disa të dyshuarve.

“Duke ju referuar kërkesēs suaj IPK ju konfirmon se është njoftuar nga Policia e Kosovēs lidhur me incidentin në Lipjan ku dyshohet se është përdorur arma zyrtare për të parandaluar lëndimin trupor në një incident mes disa të dyshuarve.

Deri tani nuk ka raportime pēr ndonjë të lënduar nga perdorimi i armës zyrtare (informacionet e para janë se zyrtari ka shtënë përpjetë për të parandaluar incidentin)

Hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare do të dalin në vendin e ngjarjes kurse veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore”, ka thënë Beka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shtetin e Kosovës e ka konsideruar…