Moment i pazakontë! Roboti arab i Inteligjencës Artificiale i prek të pasmet prezantueses arabe! Video

09 mars 2024 | 21:03

Një video që u bë virale tregon një robot të inteligjencës artificiale duke prekur të pasmet e një gazetareje gjatë një interviste në një festival teknologjie në Arabinë Saudite, ka ngjallur reagime në mediat sociale. Sipas New York Post, gazetarja Rawia Qassem po fliste përpara robotit të quajtur “Mohammad”, kur papritur ai lëvizi dorën drejt pjesës së pasme të saj.

Qassem, dukshëm e befasuar, u largua me shpejtësi nga roboti, madje duke bërë shenjë me dorë që ai të ndalonte. Ajo më pas vazhdoi të prezantojë në DeepFest, një ngjarje e Inteligjencës Artificiale e mbajtur në fillim të këtij muaji në Riad. Kompania robotike QSS, e cila zhvilloi “Mohammad”, i tha Metro UK se roboti është “plotësisht autonom” dhe funksionon “në mënyrë të pavarur, pa u kontrolluar drejtpërdrejt nga njeriu”. Në një deklaratë ata u shprehën se:

Tashmë e kemi shqyrtuar tërësisht videon dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Nuk ka pasur asnjë devijim nga sjellja e pritshme e “Mohammedit”, megjithatë, do të merren masa shtesë për të parandaluar afrimin e robotit nga çdo person brenda rrezes së tij të lëvizjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2023, Bullgaria prodhoi më shumë municion sesa pjesa…