
“Moment krenarie”, Ambasada britanike uron Kosovën për njohjen nga Sudani
14 prill 2025
| 17:10
Ambasada britanike në Prishtinë ka uruar Kosovën për njohjen nga shteti i Sudanit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga ambasada shkruan se ky është një moment krenarie dhe hap tjetër i Kosovës përpara rrugëtimit ndërkombëtar.
“Sudani bëhet vendi i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime”, shkroi Ambasada.
Sudani është bërë shteti i 119-të që e njeh Kosovën.