Momenti emocionues kur Rita Ora hidhet nga 4500 metra lartësia

14 gusht 2023 | 14:02

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka rënë nga lartësia 4572 metra. 32-vjeçarja e emocionuar mori pjesë në emisionin National Geographic, “Running Wild With Bear Grylls: The Challenge” dhe vizitoi Luginën e Zjarrit në Nevada.

Në një video të publikuar nga DailyMail, është regjistruar përgatitja para kërcimit, por edhe emocioni i këngëtares. Pak para se të hipin në aeroplan, prezantuesja dëgjohet duke i thënë: “Do të jetë ftohtë, do të jemi lart, në 4572 metra. Është minus 20 gradë atje lart”.

Pak sekonda më vonë, Rita u bë gati me prezantuesin që e ndjek pas. Në video pak pas rënies, ylli i buzëqesh gjerësisht kamerës teksa shijon pamjen poshtë saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Agon Maliqi, ka publikuar një sondazh që ishte realizuar…