Momenti i aksidentit në Gjakovë, ku u lënduan tre prokurorë (video)
20 maj 2022
| 12:51
Katër persona janë lënduar në një aksident në Gjakovë, mes tyre dyshohet të jenë tre prokurorë të Prokurorisë së Gjakovës.
Një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prishtinë konkretisht në fshatin Qerim.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me aksidentin ku është përfshirë vetura zyrtare. “Dy automjete në përballkalim katër persona të lënduar”, ka thënë Gjurkaj.
Ai ka treguar se janë duke marrë trajtim mjekësor , kurse në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe rasti është hetim në vijimësi.