Momenti i ekzekutimit të 31 vjeçarit në Vlorë (VIDEO)
ABC ka siguruar pamje nga momenti kur është ekzekutuar 31-vjeçari Tauland Gjikaj mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.
Në pamjet e rënda duken dy persona të pamaskuar që i dalin përballë viktimës, dhe një prej tyre shkrep disa herë armën që mban në dorë. Pas disa sekondash, Gjikaj mund të shihet i shtrirë në tokë.
Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Deri tani, lidhur me ngjarjen është arrestuar vetëm njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili është Hans (Andi) Jonuzaj.
Jonuzaj nga Vlora u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.
Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pista e parë që po hetohet lidhet me larjen e hesapeve mes bandave për hakmarrje ose prishje pazaresh. Viktima përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.31-vjeçari Tauland Gjikaj është djali i një ish-punonjësi policie. Pas vrasjes, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes policia i ka gjetur në brez edhe një armë zjarri tip pistoletë.