Momenti kur 26-vjeçari shqiptar aksidenton për vdekje burrin grek
03 maj 2022
| 18:21
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i aksidientit tragjik të shkaktuar nga një 26-vjeçar shqiptar, në rrugën nacionale Athinë – Selanik, duke lënë të vdekur një 56-vjeçar grek.
Siç shihet dhe nga pamjet, burri ndaluar makinën në korsinë e emergjencës së autostradës për të folur në telefon, ndërsa i riu shqiptar, pa patentë, ka humbur kontrollin e mjetit duke devijuar nga rruga e duke e goditur makinën e tij nga pas.
I riu ka shpëtuar pa lëndime ndërsa thuhet se ai nuk është larguar nga vendi i ngjarjes deri sa ka mbërritur ambulanca dhe policia.