Momenti kur avioni “Typhoon” i Britanisë rrethohet nga 3 bombardues rusë në qiell
Video e një incidenti të qartë mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe, pas hyrjes së bombarduesve të Vladimir Putin në hapësirën ajrore të NATO-s është publikuar nga televizionet angleze.
Në pamje shihet avioni “Typhoon” i Forcës Ajrore Mbretërore duke u përballur me tre avionë rusë, të cilët nuk ngurojnë t’i afrohen rrezikshëm.
Video është filmuar nga kamera në kabinën e “Typhoon-it” britanik dhe tregon pilotin nga skuadron e 9-të e RAF Lossiemouth që i përgjigjet kërcënimit të mundshëm të paraqitur nga luftëtarët rusë në hapësirën ajrore europiane.
Videoja u publikua si pjesë e një dokumentari të ri me gjashtë pjesë të Channel 4, të titulluar “Top Guns: Inside The RAF”, i cili u jep shikuesve një vështrim nga prapaskenat e ekuipazheve ajrore që mbajnë qiellin e Britanisë dhe NATO-s të sigurt.
Sa i përket bazës ajrore Lossiemouth në Moray, Skoci, ajo është një nga dy stacionet e alarmit të reagimit të shpejtë (QRA) të Britanisë, të cilat kanë aftësinë të lëshojnë avionë luftarakë në momente për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme ndaj hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.