Momenti kur babai i lutet 55 vjeçarit të mos e rrah vajzën nëntëvjeçare që ia shiti për bukë (VIDEO)
Një baba afgan, i cili thotë se ishte i detyruar t’ia shiste vajzën nëntëvjeçare, 55 vjeçarit si nuse për të në mënyrë që të blejë ushqim, i është lutur burrit të fëmijës të mos e rrahë atë.
Parwana Malik, nëntëvjeçare, e ka përshkruar burrin si ‘plak’ për shkak të mjekrës dhe vetullave të bardha. Në ditën kur Parwana u mor nga 55 vjeçari, Qorban, babai i saj duke qarë, Abdul Malik, iu lut atij që të mos e lëndonte fëmijën, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Abdul, i cili është ‘thyer’ nga faji, u përlot teksa i tha Qorbanit: “Kjo është nusja jote, ju lutem kujdesu për të. Ti je përgjegjës tani, të lutem mos e rrah”.
Familja e Parwana tha se ata nuk kishin zgjidhje tjetër dhe janë në mesin e shumë familjeve të varfra që detyrohen të shesin vajzat e tyre të vogla për të mbijetuar, ndërsa Afganistani zhytet më tej në një krizë humanitare.
Një vajzë, 10 vjeçe, i kalon ditët duke qarë ndërsa pret ditën që do t’i shitet një burri 70 vjeçar për të ndihmuar familjen e saj të shlyejë borxhet.
Një familje tjetër prej nëntë anëtarësh po përgatitet të shesë vajzat e tyre katërvjeçare dhe nëntëvjeçare për të pasur para të mjaftueshme për ushqim.
Parwana dhe familja e saj kanë jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis për katër vitet e fundit. Ata kanë mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna e cila i fiton rreth 2 funte në ditë. Por që kur talibanët morën Afganistanin në gusht, ekonomia e vendit është në prag të kolapsit dhe ndihma humanitare ndërkombëtare është pezulluar – dhe efektet ndjehen thellësisht nga familjet si ato të Parwanas, të cilët nuk mund të blejnë mallra bazë si ushqimi.
Abdul u detyrua të shiste motrën 12 vjeçare të Parwana muaj më parë për të ndihmuar familjen e tij të mbijetonte.
Parwana tha për CNN: “Babai im më ka shitur sepse nuk kemi bukë, oriz apo miell. Më ka shitur tek një plak”.
Babai i saj Abdul tha se ai është ‘thyer’ nga faji për shitjen e vajzës së tij dhe nuk mund të flejë natën.
Ai tha për gazetën se kishte kërkuar pa sukses për punë dhe kishte marrë para hua nga të afërmit – me gruan e tij që u lut banorëve të tjerë të kampit për ushqim – por asgjë nuk funksionoi.
Abdul, i cili mendonte se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shiste Parwana për të ndihmuar familjen e tij të mbijetonte, tha: “Ne jemi tetë anëtarë të familjes. Më duhet ta shes për të mbajtur gjallë anëtarët e tjerë të familjes”, transmeton “Klankosova.tv”.