Momenti kur babai i mërzitur rrëfen se si e gjeti emrin e djalit të ndjerë në listat e votuesve
06 tetor 2019
| 08:22
Një plak nga Prishtina i frustruar dhe i mërzitur ka raportuar një parregullsi para kamerës të T7.
Derisa ka dalur nga qendra e votimit në Sallën 1 tetori, ka rrëfyer i prekur se ka gjetur emrin e djalit të ndjerë në listën e votuesve.
Djali ka vdekur me 22 tetor 2017. Kjo nuk është në rregull, jam prekur shumë. Sa herë i kam lajmëruar të gjithë se djali im nuk jeton më”, ka rrëfyer plaku për T7.
Ai ka apeluar që të mos luhet me ndjenjat e të gjallëve.