Momenti kur Dardan Molliqaj goditi policin me shuplakë (video)
29 janar 2022
| 21:47
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka goditur me shuplakë një polic gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës që e organizoi sot para Qeverisë së Kosovës.
Gjatë tensioneve të protestës para objektit të ekzekutivit, Molliqaj është filmuar duke goditur me shuplakë një nga zyrtarët policor teksa disa të tjerë e mbajnë për duarsh.
Më poshtë mund të ndiqni pamjet nga protesta: