Momenti kur Kadri Veseli ngritet në këmbë: Mbrojtja me shqetësime për ‘paanashmërinë e procesit’

13 shkurt 2025 | 12:43

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së shpreh shqetësime: Momenti kur Kadri Veseli ngritet në këmbë

Mbrojtja e Kadri Veselit, ka shprehur shqetësime lidhur me marrjen në pyetje të Sylejman Selimit, duke thënë se janë të shqetësuar se pyetjet nuk janë të paanshme, por sipas tij, po bëhen në atë formë ‘që Prokuroria të krijojë bazë për të nxjerr përfundime’.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon, shprehu këtë shqetësim e më pas u pa edhe Kadri Veseli duke folur me ekipin e tij të mbrojtjes për të njëjtën çështje.

Dixon: Kemi disa pikpyetje lidhur me pyetjet që u bënë në fund lidhur me zotin Shala. Këto shqetësime kemi shprehur në dokumentin e nëntorit e vitit të kaluar lidhur me masat që janë marrë për të garantuar paanashmërinë e procesit gjyqësor. Shqetësimi im ështëë se këto nuk janë pyetje sqaruese, janë pyetje q ëpo përdorni si bazë nga ana e trupit gjykues. Këto nuk janë pyetje që duhet t’i bëj trupi gjykues dhe deshta të di a keni marrë ju ndonjë vendim lidhur me mocionin tonë që është ende pezull. Bëhet fjalë për mocionin e 30 nëntorit 2024.

Gjykatësi: Vendimi ynë është se do vazhdojmë në formën sic e kemi bërë. Mund të bëjmë pyetje me cdo temë të mundshme.

Dixon: Po unë po them që në mocionin tonë të garantohen të drejtat e të akuzuarve dhe të garantohet paanshmëria dhe drejtësia e procesit gjyqësor. Po theksoj edhe një herë që sot pyetjet nuk janë të paanshme, janë pyetje që po përdoren si bazë nga gjykatësit në përfundimet e tyre. /Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar për fillimin e…