Momenti kur makina e ‘fluturon’ policin në ajër në Durrës

01 dhjetor 2023 | 20:40

Antonjo Frroku aksidentoi policin Maringlen Allka mbrëmjen e djeshme, 30 nëntor.

Polici ishte duke kaluar në vijat e bardha kur është përplasur nga makina.

Siç shihet në video, ai nis të kalojë rrugën dhe më pas sheh makinën që po vinte me shpejtësi të lartë. Ai vrapon, por makina ecën aq shpejt, sa e përplas dhe e ngre në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, të qytetit bregdetar.

Polici ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e vizitoi sot në spital, ndërsa kërkoi të rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shoferi Frroku, pas hetimeve paraprake ditën e djeshme, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina dhe Rusia, Tajvani dhe Kina, Trump, Izraeli: pozicionet e…