Momenti kur Muhammad Ali e shpëtoi një njeri nga vetëvrasja
22 gusht 2021
| 20:38
Boksieri amerikan Muhammad Ali, i cili konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhenj në kategorinë e rëndë, në vitin 1981 e kishte shpëtuar një njeri nga vetëvrasje, pasi e ndaloi të hidhej nga lartësia e një ndërtese, raporton “Epoka e re”.
Në një fotografi të postuar në ‘Historic Photographs’, shihet momenti i parandalimit të vetëvrasjes.
Muhammad Ali konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit. Kurse, pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.