Momenti kur në Gjermani thyhet një pjesë e vinçit dhe bie në anije, pesë të plagosur
02 maj 2020
| 22:50
“Pesë persona u plagosën lehtë kur një vinç u rrëzua në një port në qytetin verior gjerman të Rostock”, u tha ne deklaratën e Policisë Gjermane.
Një pjesë e vinç ra në një anije që kishte brenda 120 persona.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së një provë në një vinç, i cili ishte ngjitur në anije.
Sipas raporteve fillestare, vinçi këputi kabllon gjatë një provë të ngarkesës së lartë, ku bëri që maja e vinçit të thyhej dhe të binte mbi anije.
Dy nga pesë të plagosurit u transportuan në spital, tha një zëdhënës i policisë.
Rostock është një port i rëndësishëm në pjesën veriore të Gjermanisë. Shtrihet në grykëderdhjen e lumit Warnoë, jashtë Detit Baltik. /Telegrafi/