Momenti kur një fëmijë shpëtohet nga objekti që u përfshi nga zjarri në ‘Tophane’

14 prill 2022 | 15:33

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt në lagjen “Tophane” të Prishtinës, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia kishte rrethuar zonën ku ka ndodhur zjarri, duke bllokuar qarkullimin për një kohë, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për media se nuk ka asnjë person të lënduar.

“Rreth orës 12:10,  është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në  rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë ai.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga momenti kur një fëmije shpëtohet nga zjarri dhe nxirret në krahë nga një grua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve janë kualifikuar Real Madridi,…