
Momenti kur një polic amerikan shpëton foshnjën tre javëshe (Video)
Një polic amerikan ka bërë të mundur shpëtimin e një foshnje vetëm tre javëshe. Përmes një video të shpërndarë në mediat e huaja shikohet momenti kur polici bën të pamundur për të sjellë në jetë foshnjen e cila ishte pa ndjenja.
Ngjarja ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ka arritur t’ia shpëtojë jetën një foshnjës tri javëshe që po ngufatej, ndërsa nëna e foshnjës ishte përfshirë nga paniku.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq zyrtarin policor Cameron Maciejeëski, i cili arrin ta rikthej në jetë vajzën e vogël që ishte ngufatur dhe kishte humbur vetëdijen derisa po pinte qumështin nga shishja e saj.
Gjithçka filloi kur policët e Sterling Heights, u telefonuan që të shkojnë me urgjencë në një shtëpi private në Waltham. Videoja është publikuar nga autoritetet e rendit, ku shihet se si polici vrapon në drejtim të ëmës së foshnjës të cilës ia merr nga dora vogëlushen.