Momenti kur për herë të parë Rifat Jashari e ngrit flamurin e Kosovës (video)
03 mars 2018
| 20:36
Në videon e publikuar nga Asociacioni i Kosovës për Vrapim Malor (KTRA), të pritur nga Rifat Jashari, është shpalosur flamuri i Kosovës dhe flamuri kuq e zi. Ky ishte edhe momenti i parë kur Rifat Jashari e ka ngrit flamurin e Kosovës.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, sot ka ngritur për herë të parë flamurin e Kosovës.
Ai këtë veprim e ka bërë me rastin e organizimit të “Shtegut të Shpresës” një organizim i vrapimit për 22 orë, mes 3 dhe 4 shkurtit, e vrapi do të bëhet në zonat më të prekura nga lufta.
Organizimi paraqet një trajektore të luftës së Kosovës, derisa ka filluar në Prekaz, aty ku ishte kryer sulmi ndaj familjes Jashari.