Momenti kur rrufeja godet për vdekje dy persona në plazh (video)
19 shtator 2023
| 14:40
Një person i cili ishte duke pushuar në plazh ka kapur në kamerë momentin shokues kur rrufeja ka goditur për vdekje dy persona në bregdetin e shtetit Michoacan në Meksikë.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale dhe janë publikuar edhe nga “Meteo Ballkan”.
Në këto pamje shihet momenti kur rrufeja godet dy persona të cilët nuk ishin shumë pranë njëri tjetrit dhe të dy kanë ndërruar jetë.