Momenti kur rusët sulmojnë me raketa qytetin e Dnipros (video)

11 mars 2022 | 12:07

Në Ukrainë vijon sot dita e 16-të e sulmeve ruse. Orët e fundit, rusët nuk kanë kursyer as spitalet. Në Kharkiv u godit një spital psikiatrik, ndërsa nuk dihet ende numri i viktimave.

Sakaq, një video e verifikuar nga Sky News ka kapur momentin kur një raketë goditi qytetin lindor të Dnipro në Ukrainë sot.

Tre sulme ajrore ruse goditën Dnipro të premten në mëngjes, një qendër e madhe industriale dhe qyteti i katërt më i madh i Ukrainës në një pozicion strategjik në lumin Dnieper. Sulmet lanë të vdekur një person, sipas këshilltarit të Ministrisë së Brendshme Anton Heraschenk.

https://twitter.com/donetsk2022/status/1502144729332563968?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502144729332563968%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-momenti-kur-ruset-sulmojne-me-raketa-qytetin-e-madh-ukrainas%2F

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jehona Dreshaj është shfaqur me një palë pantallona të bardhë…