Momenti kur shoqja e Meghan Markle “injoron” Kate Middleton dhe Princin William
Shoqja e Meghan Markle, Priyanka Chopra, ka marrë gjithë vëmendjen kur nuk duartrokiti teksa Kate Middleton dhe Princi Harry, arritën në Wimbledon fundjavën e kaluar.
Aktorja e famshme 38-vjeçare u kap në kamera duke rregulluar shallin e saj, ndërsa Dukesha dhe Duka i Cambridge u pritën me shumë duartrokitje.
Fansat e tyre menjëherë u shprehën se Priyanka ishte duke “injoruar” Kate dhe William, pas komenteve që Meghan ka bërë në lidhje me betejat e saj me familjen mbretërore.
Kujtojmë se teksa filste për Oprah Winfrey, 39-vjeçarja tha se Kate e bëri atë që të qajë, si dhe zbuloi bisedat që ishin bërë me një anëtar të familjes mbretërore rreth ngjyrës së fëmijës së palindur.
Ndërsa në lidhje me Priyanka, ajo ndoshta nuk i ka vënë re Kate dhe William, duke hyrë në Royal Box, së bashku me një numër të pranishmish të tjerë që u fotografuan duke duartrokitur.