Momenti kur u arrestua Ilir Meta (video)

21 tetor 2024 | 14:26

Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Lajmin e ka bërë me dije gazetarja e Klan News Glidona Daci. Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë.

Ish-presidenti akuzohet për “korrupsion“, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie“.

Raportohet se Meta është vënë në pranga nga agjentët e BKH-së teksa po shkonte drejt selisë së partisë. Ai kishte planifikuar konferencë për shtyp sot në orën 13:40.

Video e Report tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi është i lumtur…