Momenti kur u arrestua redaktorja malazeze që shpifi për Policinë e Kosovës
Gazetarja e portalit FOS media Anxhela Gjikanoviq (26) është arrestuar për shkak të veprës penale shkaktim paniku dhe trazira në Mal të Zi.
Ajo do të sillet sonte më vonë në ndërtesën e ODT Podgorica, ku prokurorja Ana Kalezic do ta dëgjojë dhe pas kësaj do të dihet nëse do të mbahet në arrest.
“Pas seancës dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm do të vendosë për veprime të mëtejshme,” thuhet në deklaratën e ODT.
Policia tha në një deklaratë se dyshohet se Gjikanoviq, si redaktore përgjegjëse e FOS media, ishte autorja e një teksti të rremë të botuar në këtë portal me titullin “FOS zbulon: Anëtarët e ROSU në dispozicion të Malit të Zi për Ditën e Krishtlindjes”.
“Teksti i diskutueshëm thotë se ‘rreth 250 pjesëtarë të ROSU – Forcave Speciale të Kosovës do t’i bëjnë të disponueshëm për autoritetet malazeze të sigurisë në ditën e protestës në Podgorica, të planifikuar për nesër”, duke shkaktuar panik në publik përmes lajmeve të rreme në media”, thuhet në deklaratë.
Teksti i diskutueshëm u botua rreth orës 11.00, dhe gjysmë ore më vonë erdhi mohimi i Qeverisë së Malit të Zi, duke thënë se portali FOS kishte botuar lajme të rreme se një njësi speciale e Kosovës ishte angazhuar për të monitoruar mitingjet në Podgoricë.
“Ky informacion i rremë ka për qëllim të shqetësojë publikun dhe të shkaktojë trazira. Qeveria po i kërkon Prokurorisë të përgjigjet urgjentisht, “thuhet në deklaratën e Qeverisë së Malit të Zi, transmeton “KoosvaPress”.
Gazetarja Gjikanoviq u thirr në ambientet e policisë së Podgoricës rreth orës 02:00, ku inspektorët u këshilluan me kryeprokurorin.
Menjëherë pas njoftimit, portali FOS tërhoqi tekstin e diskutueshëm dhe më pas redaksia kërkoi falje për lajmet e rreme.
Avokati Srgjan Ljeskoviq konfirmoi për “Vijesti” se gazetarja e kishte punësuar, por që ai nuk kishte qenë me të në seancë pasi nuk ishte në Mal të Zi.