![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/pitoni.jpg)
Momenti kur zjarrfikësi e kap pitonin që e nxirrte kokën nga guaca e banjos
29 mars 2021
| 14:54
Një zjarrfikës në Tajlandë është xhiruar në momentin kur ka kapur një piton në “WC”-në e një banese.
Zjarrfikësi ishte thirrur nga një person, i cili e kishte vënë re gjarprin kur ishte ulur. Pasi i ka hedhur detergjent për ta larguar, por pa sukses, burri ka vendosur që të thërrasë zjarrfikësit.
Videoja tregon zjarrfikësin që shtrihet në dyshemenë e tualetit dhe afrohet shumë ngadalë në “WC”, për të mos e trembur pitonin. Me një lëvizje të rrufeshme, ai ka arritur ta kapë pitonin me njërën dorë.