Monaco jashtë Evropës, shkarkohet trajneri Clement
05 qershor 2023
| 15:00
Monaco shkarkoi trajnerin Philipe Clement një ditë pasi humbi në shtëpi kundër Toulouse (1-2) në javën e fundit të Ligue 1 dhe pasi mbeti jashtë kompeticioneve evropiane.
Në një publikim në faqen zyrtare, Monaco bëri me dije këtë të diele se Clement nuk do të jetë më në krye të skuadrës së tyre.
49-vjeçari belg mori drejtimin e Monacos në janar 2022 dhe pas sezonit zhgënjyes e mbyll këtu këtë eksperiencë.