Monaco ndalet nga Lorienti
17 shtator 2023
| 15:39
Monaco ka barazuar me Lorientin me rezultat 2-2, në kuadër të javës së pestë në Ligue 1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Aiyegun Tosin, në minutën e 2’. Por Monaco u kthye në lojë me anë të Alesandr Golovin, në minutën e 17’.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi më nuk u tundën portat.
Në pjesën e dytë, Folarin Balogun, e kaloi sërish Monacon në epërsi në minutën e 65’.
Megjithatë, Romain Faivre e barazoi rezultatin me një gol në minutën e 98’.
Monaco pas barazimit renditet në vendin e parë me 11 pikë, pas pesë ndeshjeve. Ndërsa Lorienti pozicionohet në pozitën e 12-të me pesë sosh.