Monaco në kërkim të Brojës
28 maj 2024
| 11:07
Sulmuesi Armando Broja mund të transferohet te Monaco, raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”.
22-vjeçari shqiptar e nisi këtë sezon me fanellën e Chelseat, por në janar u transferua te Fulhami, ku nuk la gjurmë. Gjithashtu nuk bën më pjesë në planet e Chelseat, që kërkon ta largojë. Monaco e përfundoi në vendin e dytë kampionatin në Ligën 1 këtë sezon, por ata po humbasin golashënuesin kryesor Wissam Ben Yedder.
Sulmuesi kuqezi konsiderohet nga ata si zëvendësuesi ideal, i ri dhe me shumë energji, në një klub ku mund të shpërthejë. Armando Broja ka mjaft admirues edhe në Premierligë, ku spikat West Ham, ndaj pritet të transferohet këtë verë. Kostoja e kartonit të tij mund ta kapë shifrën 20 milionë euro.