Monaco shkarkon trajnerin Jardim
11 tetor 2018
| 14:59
Skuadra e Monacos dhe trajneri Leonardo Jardim, kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit katër vjeçar.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Monacos, ku edhe është shprehur mirënjohje dhe falënderim për trajnerin 44-vjeçar. Jardim e ka drejtuar Monacon gati katër sezone, duke qëndruar në bankinë 233 herë, dhe gjatë drejtimit të tij, skuadra franceze ka fituar edhe një titull të kampionit.