Monaco transferon Golovinin
27 korrik 2018
| 15:57
Monaco ka zyrtarizuar blerjen e Aleksandr Golovin nga CSKA e Moskës.
Lojtari, i blerë për 30 milionë euro, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me bardhekuqtë.
22-vjeçari Golovin do të zërë vendin e Thomas Lemar, i cili shkoi te Atletico Madrid për 60 milionë euro, ndërsa dy ditë më parë edhe Joao Moutinho u largua nga Monaco, për ta vazhduar karrierën në Premier League me Wolverhampton Wanderers.