Monako, një e treta e rezidentëve janë milionerë
Duhet të ndihesh si Monika Bacardi apo princesha Camilla për të shkuar në Monaco, aty ku pyetjet më të shpeshta janë: Çfarë do vesh në mbrëmje, çfarë makine të marr, Rollsin apo Ferrarin?
Në lokalet e Monakos një shishe verë mund të kushtojë 27 mijë paund. Dhe një suitë në hotel për 35 mijë paund. Monako njihet ndryshe si shtepia e të pasurve, super të pasurve dhe atyre që janë tmerrësisht të pasur. Është vendi ku një e treta e rezidentëve janë milionerë. Klubi i të pasurve krenohet me Camillen 49 vjeçe, me origjinë nga Italia e cila njihet për jetën e luksit.
Nëse nuk ke para nuk mund të bësh shooping, dyqanet më të zakonshme janë Louis Vuitton Chanel dhe Dior. Por vetë Camilla ka stilistët personalë dhe për këtë thotë se ndihet e llastuar dhe me fat që ka vendin në fron. Në ‘Monaco Yacht Club’ shkojnë anëtarët e rinj të cilët duhet të miratohen dhe të praohen nga Albert II, princi i Monakos.
Ndodhur në Rivierën franceze në Monaco duhet të bësh planet mirë para se të shkosh, se mund të harxhosh të gjitha paratë me një vakt të thjeshtë ose të tundohesh nga vera e pijet e shtrenjta.
Në një intervistë për The Mirror, princesha Camilla ka treguar se ishte transferuar në Monako më shumë se 20 vite më parë pasi u martua me Princin Carlo, Duka i Kastro, anëtar i familjes mbretërore Spanjolle.
Çifti ka dy vajza, Princeshën Chiara 15 vjeçe dhe Princeshën Karolina 16 vjeçe. Familja e kalon kohën mes Monakos, Parisit dhe Romës.
Camilla thotë se në Monako asnjë mbrëmje nuk është e mërzitshme: Është e pamundur të mërzitesh! Princesha nuk ka shumë dëshirë të tregojë pasurinë e saj, por dihet që drejton një biznes familjar investimesh dhe gjithashtu ka një fondacion për bamirësi.
Monako ka përmasat e Hyde Park dhe krenohet të jetë kryeqyteti magjepsës i botës. Princi Albert, i cili sapo është shëruar nga koronavirusi vendos për gjithçka që ndodh në kombin prej 37,000 njerëzish. Ai fluturon me avion privat, drejton makina të shpejta dhe ka një bodrum në pallatin e tij që përmban 15,000 shishe verë super të shtrenjta që shkojnë 30 mijë paund vetëm njëra.
Për vizitorët, asgjë nuk mund të joshë më shumë sesa Hotel de Paris, ku dhomat me një pishinë private mund të kushtojnë 35,000 paund për një natë.
Në fundjavën e Grand Prix, vizitorët marrin helikopterë si taksitë me deri në 800 fluturime në ditë. Rrugët janë të mbushura me Rollers, Ferraris, Lamborghinis, McLarens por dhe jahtet gjigandë që tërheqin vëmendjen.
Monako është një vend tërheqës dhe duhet vizituar… nëse keni para./ The Mirror/