Moncao “blindon” Jardimin
22 maj 2018
| 11:42
Zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, “blindon” trajnerin Leonardo Jardim.
Numri dy i klubit nga principata deklaroi se ëndrra e tij është që Jardim të bëhet si Fergusoni dhe të qëndrojë për shumë kohë në krye të skuadrës. Ai theksoi se 43-vjeçari ndihet i lumtur dhe se ka një kontratë, kështu që do të qëndrojë në Monaco.
Vasilyev foli edhe për suksesin në kampionat, ku ekipi u rendit në vendin e dytë me 80 pikë. Ai pohoi se kjo është një kënaqësi dhe arritje e madhe, pasi për të katërtin vit do të luajnë në Ligën e Kampionëve. Në fund Vasilyev falënderoi edhe një herë trajnerin për punën e madhe dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës.