Monchengladbachu refuzon ofertën e Bayernit për Sommerin

17 janar 2023 | 16:48

Borussia Monchengladbach e ka refuzuar ofertën e Bayern Munchen për Yann Sommer. Sipas “Sky Sport” të Gjermanisë, Gladbach refuzoi një ofertë me vlerë prej 8 milionë eurosh, plus 1 milion të tjera në formë bonusi.

Bayerni është në kërkim të një portieri të ri, pasi Manuel Neuer humbi pjesën e mbetur të sezonit. Tani mbetet të shihet nëse “bavarezët” do të dërgojnë një tjetër ofertë për portierin zviceran, apo do të heqin dorë nga ai. Përveç 34-vjeçarit Sommer, në listën e Bayernit besohet se është Kevin Trapp i Eintracht Frankfurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i “Madonnina”-s s’postohet në Riad, aty ku të mërkurën…