Mondoloni: Kosova dhe Serbia ta vazhdojnë dialogun
07 shtator 2018
| 15:07
Ambasadori i Francës në Beograd, Frederik Mondoloni, shfaqi sot shpresën se nuk bëhet fjalë për bllokim të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe iu bëri thirrje palëve të ndërmarrin të gjithë hapat për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Mondoloni ka theksuar se Franca mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të hapte rrugën për zgjidhje afatgjatë të konfliktit.
Deklarimi i ambasadorit francez u bë pak orë pasi presidenti serb Vuçiq anuloi pjesmarrjen në dialogun me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i paraparë të mbahet sot në Bruksel.