Monedha fatsjellëse ‘shkatërron’ kinezin, 17 mijë dollarë gjobë për bllokimin e avionit
06 janar 2020
| 10:48
Një 28-vjeçar u gjobit me 17 mijë dollarë pasi hodhi një monedhë fati në njërin prej motorëve të avionit përpara nisjes.
Fluturimi u anulua nga kompania pasi gjeti monedhën afër motorit, duke kërkuar kështu edhe një inspektim më të hollësishëm.
28-vjeçari me origjinë kineze pranoi se ishte ai që e hodhi monedhën për fat të mirë pasi ishte hera e parë që fluturonte me avion. Ai doli përpara gjykatës në korrik, por çështja e tij u bë publike më 3 janar.