Monica Bellucci bëhet bionde
15 nëntor 2018
| 17:51
Aktorja italiane, Monica Bellucci, ka ndryshuar pjesërisht imazhin e saj. E emëruar si “brunia tërheqëse”, ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe është bërë bionde.
Ky transformim i Belluccit është bërë për shkak të rolit të saj në serialin francez televiziv me titull “Call my agent” (‘Lajmëro agjentin tim’).
Në sezonin e ri të serialit popullor, Bellucci ka një ndër rolet kryesore dhe aktorja e famshme ka postuar disa nga fotot e saj me “look”-un e ri.