Monica Bellucci nuk ka ndryshuar
Aktorja e famshme italiane, Monica Belliucci, ka ndryshuar së fundmi modelin e flokëve. 56-vjeçarja ka shkurtuar flokët dhe duket akoma më e re në moshë.
Ka qenë stilisti i saj më i besuar, John Nollet, i cili i ka prerë flokët. Në foton që ka postuar në profilin e saj në “Instagram”, Bellucci shfaqet me një xhaketë të zezë nga Max Mara, një body poshtë dhe geta të holla të zeza.
Aktorja e dashur për publikun ka ndryshuar shpesh stilin e flokëve, edhe për shkak të bashkëpunimeve, por kryesisht i ka mbajtur ato të gjatë deri në shpatull, herë me baluke e me onde, e herë jo.
Por një gjë nuk e ka ndryshuar kurrë: Ngjyrën e flokëve. Monica Bellucci i ka qëndruar gjithmonë besnikë ngjyrës së flokëve kafe e errët, që në diell duket më e hapur dhe në disa raste duket ngjyrë e zeza.